Covid19 - Statement

Dear valued guest,
In these difficult and uncertain times with the progression of the COVID-19 outbreak, Sky Hotel assures that the health and wellbeing of guests and staff are the top priority for us.
We continue to follow the latest advice and recommendations from the World Health Organization (WHO) and the local authorities.

We are also constantly updating our global cancellation policy to reflect the most recent developments related to COVID-19 and any official travel or meeting restrictions or, quarantine or lockdown measurements announced by governments worldwide. Our aim is to offer you as much flexibility and planning comfort as possible.

You are welcome !

REZERVO TANI

Check-in
Check-out

Miresevini në Sky Hotel

Të jetosh qëndren e Tiranës si një experiencë e paharruar !

Sky Hotel me pozicionimin e tij ofron mundësinë më të mirë për një takim biznesi apo një vizitë turistike në Tiranë.

Ai ndodhet në zemër të Tiranës, pranë një prej zonave më atraktive të quajtur ”Blloku”, por struktura elegante që ka ofron komoditetin e një qëndrimi relaksues dhe plot qetësi.

Sky Hotel ofron dhoma moderne dhe banjo me hapësirë, të dizenjuara për të ofruar kushtet e një hoteli të standartit të lartë.

Sky Hotel është gjithmonë në ndryshim, rinovon dhe ka zgjeruar kapacitetin duke vënë në dispozicion të klientëve edhe 20 dhoma të tjera duke patur tashmë 53 dhoma në total.

Mëngjesi bufe shërbehet në Sky Restorant që ndodhet në hyrje të Hotelit. Nëse dëshironi të shijoni një akullore artizanale do ta gjeni në barin e Hotelit në një ambjent të ngrohtë dhe elegant.

Qëndrimi në Sky Hotel do t’ju bëjë të kuptoni sa pranë e keni këtë qytet të gjallë, plot atraksione, muzeume, klube nate dhe me lokale plot shije.

Jemi të sigurtë që do të kaloni një kohë të mrekullueshme në hotelin tonë, në zemër të Tiranës.

SHËRBIME DHE STRUKTURA

SKY RESTORANT

Në hyrje të  Sky Hotel në  një  ambjent intim dhe plot shije ndodhet Sky Restaurant, një restorant elegant që ofron një  zgjedhje perfekte nëse vizitoni Tiranën.

Sky Restaurant është vendi ideal për të shijuar pjata të përgatitura me pasion dhe dashuri nga shefi i guzhinës dhe stafi i zgjedhur, në një vend intim dhe elegant.

Filloni ditën tuaj me një  mëngjes të  larmishëm, me produkte të  përgatitura çdo ditë  nga stafi i kuzhinës tonë, ose thjesht relaksohuni dhe organizoni takimet tuaja në  barin e Sky Hotel. 

Nga një mëngjes i larmishëm e deri te darka speciale dhe e dedikuar, Sky Restaurant mendon për Ju!

SKY SWEET GELATERIA BAR PASTICERIA

Sky Sweet Gelateria Bar Pastiçeria është tashmë një vend i veçantë dhe original ku mund të filloni ditën plot energji.

Sky Sweet përgatit ne laboratorin e tij akullore artizanale shumë cilësore me një bazë të perbërë nga lëndët e para si qumështi dhe frutat e freskëta .

Yogurti i përgatitur dhe i kontrolluar në mënyre rigoroze shërbehet me frutta te fresketa dhe sipas dëshirës së klientit .

Ketu do te gjeni jo vetem vendin per te shijuar akulloren dhe yogurtin e freskët por edhe ëmbëlsira të shijshme ose një kafe cilesore Illy.

SALLA E KONFERENCAVE

Salla e konferencave dhe e takimeve në Sky Hotel është  ideale dhe plotëson çdo nevojë të klientëve të biznesit dhe organizatave publike duke ofruar pajisje bashkëkohore dhe të një standardi të lartë .

Organizoni një event apo një takim biznesi te ne, në qendër të Tiranës! 

Në dispozicionin tuaj keni nje sallë me përmasa të mjaftueshme për ta përdorur për konferencë, mbledhje, seminare, etj.

Copyright © 2024 Sky Hotel - Rruga Ibrahim Rugova, 5, Tirana (Tiranë) - Albania
Website created with ericsoft